Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Krijimi i Principatave Arbërore në Mesjetë
Pas shekullit të XI situata në territoret e Perandorisë Bizantine ndodhën ndryshime të mëdha duke përfshirë edhe tokat arbërore. Në njërën anë kemi kalimin nga prona e kushtëzuar tek prona e pakushtëzuar, e cila përshpejtoi edhe vendosjen e rendit feudal në tokat shqiptare. Pronjarët e dikurshëm u zëvendësuan nga dinatët(pronarët e mëdhenj), të cilët përbënin aristokracinë e re ushtarake, civile dhe klerike. Pronarët e vegjël, mortitët humbën tokat e tyre dhe u detyruan në pronat e pronarëve të mëdhenj, si qiramarrës. Shtrirja e principatave arberore ne Mesjete Ndërkohë në anën tjetër ndarja e Kishës së Krishterë në dy qendra bëri që prijësit arbëror të shfaqeshin të ndarë në lidhjet e tyre me Lindjen dhe me Perëndimin. Ndërkohë që tokat e Arbrit ishin nën pushtimin bizantin...