Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kreu vjedhje në dy banesa, procedohet 25-vjeçari në Berat
Një 25-vjeçar është proceduar nga Policia e Beratit pasi dyshohet se gjatë muajit korrik ka vjedhur në dy banesa. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme Njoftim i Policisë: Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Q,. 25 vjeç, banues në Poliçan, pasi dyshohet se gjatë muajit korrik 2025, ka vjedhur në 2 banesa. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.