Kreu i PL/ Meta: Skandali i SHISH, ekspozoi bashkëpunëtorët dhe rrezikon jetën e tyre
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ngritur shqetësime për pasojat e skandalit të SHISH-it, duke deklaruar se ekspozimi i të dhënave mund të rrezikojë jetën e bashkëpunëtorëve vendas dhe të huaj të shërbimit. Në intervistën për Syri.net, Meta pretendoi se çështja ngre pikëpyetje serioze për integritetin e institucioneve të sigurisë kombëtare dhe besimin e informatorëve. Meta kërkoi hetim parlamentar për ndryshimet në organigramën dhe personelin e SHISH-it gjatë tre viteve të fundit, si dhe verifikimin e dokumentacionit dhe arkivit të institucionit. Intervista: Syri.net: Sa i dëmton skandali i SHISH raportet me partnerët? Ilir Meta: Në radhë të parë ky skandal provon inkriminimin edhe të institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare, por edhe publike. Së dyti, vret besimin e të gjithë bashkëpunëtorëve (informatorëve) vendas...
Burimi:
syri.net