“Kreu i partisë së krimit…”, Berisha akuzon Ramën, Spiropali e ndërpret! Kreu i PD-së: Mos më bëj të të jap ndonjë përgjigje që s’dua

“Kreu i partisë së krimit…”, Berisha akuzon Ramën, Spiropali e ndërpret! Kreu i PD-së: Mos më bëj të të jap ndonjë përgjigje që s’dua

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka debatuar me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali gjatë seancës së sotme plenare. Nga Foltorja ku mori fjalën, Berisha e cilësoi kryeministrin e vendit, Edi Rama, si “kryetarin e partisë së krimit”. Kjo bëri që kryeparlamentarja të ndërhynte dhe t’i tërhiqte vëmendjen. Berisha: Kreu i partisë së krimit… Spiropali: Ai nuk është kreu i partisë së krimit. Ju tërheq vëmendjen për fjalorin. Berisha: Do ruash vendin. Mos më bëj të të jap ndonjë përgjigje që nuk dua të ta jap. Kreu i partisë krimit mori epitetin më në fund, më të merituar si Ramaduro...
Burimi: Vizionplus.tv