Kreu i KQZ, Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

Kreu i KQZ, Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, tregon arsyen përse nuk është publikuar rezultati i votimit elektronik në njësinë 10 dhe Bashkinë Vorës. Sipas tij, Partia Demokratike ka pasur pretendime dhe theksoi se mëngjesin e së Hënës do të dalin rezultatet zyrtare. Ndër të tjera, Celibashi u shpreh se brenda ditës së Martë do të kemi rezultatin përfundimtar të votimeve, për partitë dhe kandidatët. “Votuesit nga jashtë janë rreth 195 mijë. Po fillon procesi i vlerësimit për fletët e votimit. Ato janë të vendosura sipas qarqeve. Tani kemi filluar për Korçën, Gjirokastrën dhe Kukësin. Për këto ka nisur numërimi edhe për votat...
Burimi: Kohajone.com