Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike bën thirrje për vetëpërmbajtje pas sulmit pranë centralit të Zaporizhias

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike bën thirrje për vetëpërmbajtje pas sulmit pranë centralit të Zaporizhias

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) bëri thirrje për vetëpërmbajtje maksimale ushtarake pranë objekteve bërthamore – pas një sulmi pranë centralit bërthamor në rajonin juglindor të Zaporizhias, në Ukrainë. Shefi i IAEA-s, Rafael Grossi, duke cituar stafin në Centralin Bërthamor të Zaporizhias (ZNPP) – tha se një objekt ndihmës pranë centralit kryesor ishte sulmuar nga bombardimet dhe dronë. Grossi tha në një deklaratë se ekipi i IAEA-s i vendosur në ZNPP kishte dëgjuar shpërthime dhe parë tym që vinte nga zona, e cila ndodhet 1,200 metra nga perimetri i termocentralit kryesor. “Çdo sulm në afërsi të një centrali...