Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Krenar për të gjithë”, Sylvinho: Për Manajn vendosa unë, Broja s’kishte më oksigjen
👁2570
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur me emocione dhe krenari pas barazimit 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, më 7 qershor 2025. Në një deklaratë të gjatë për mediat, ai vlerësoi përpjekjen e lojtarëve, angazhimin psikologjik dhe forcën e karakterit të skuadrës, ndërsa pranoi se rezultati ishte zhgënjyes krahasuar me lojën e zhvilluar. “Unë si gjithmonë marr çdo përgjegjësi,” tha Sylvinho në fillim të deklaratës, duke iu referuar penalltisë së humbur nga Rey Manaj. Ai theksoi se vendimi për ta vendosur Manajn si ekzekutues ishte i tij dhe se gabime të tilla ndodhin edhe te lojtarët më të mëdhenj....