Krenar Ahmeti: Mos e braktisni frontin! Të gjithë në shesh, me prezencën tonë do ta gjunjëzojmë këtë klikë

Krenar Ahmeti: Mos e braktisni frontin! Të gjithë në shesh, me prezencën tonë do ta gjunjëzojmë këtë klikë

Krenar Ahmeti ka bërë thirrje për mobilizim në shesh, duke deklaruar se me prezencën e qytetarëve në shesh do ta gjynjëzojnë këtë klikë. Qytetarët prej 95 ditësh protestojnë kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. “Të jeni të bindur që i kemi informacionet, dimë ligjin, dimë rregullin, Këtë klikë do ta gjunjëzojmë me prezencën tonë. Para 2-3 u pa se si e kanë lënë policinë, gardën e Republikës. Dy persona “turistë turq” në Surrel arritën të thyejnë çdo barrierë dhe i kanë shkuar te dera e shtëpisë. Është gjysma e Gardës e pezulluar. Janë të keqtrajtuar në çdo formë… ju kujtoj, të gjithë në shesh, vetëm në këtë mënyrë me prezencën tonë do ta gjunjëzojmë. Frontin mos e lëshoni”, u shpreh Krenar Ahmeti.