Kremlini sjell në front reliktet e një princi të shekullit të 14-të

Kremlini sjell në front reliktet e një princi të shekullit të 14-të

Presidenti rus Vladimir Putin e ka përqafuar me entuziazëm ortodoksinë ruse, ndërsa është bërë udhëheqësi që ka qëndruar më gjatë në pushtet në Rusi që nga Josef Stalini. Dy kadetë rusë qëndrojnë solemnisht, bëjnë kryqin dhe përkulen përpara ikonostasit të një kishe të vogël ortodokse, të sapondërtuar. Në sfond dëgjohet një liturgji korale. Videoja e Ministrisë së Mbrojtjes që paraqet këtë ritual nuk tregon saktësisht se ku ndodhet ajo, por vetëm se gjendet diku në rajonin e Novosibirskut, në Siberi. As nuk tregon se kur ka ndodhur ngjarja apo kush ishin këta burra. Ajo që thekson videoja e 8 shtatorit është se kisha e vogël mban emrin e një princi luftëtar të shekullit XIV, eshtrat e të cilit, të nxjerra rishtazi nga toka, Kremlini shpreson...