Gruda “ndez” me Gjermaninë, përfshihet në formacionin e Nations League
Brajan Gruda ka marrë një vlerësim të rëndësishëm për paraqitjet e tij me fanellën e Gjermanisë. Talenti shqiptar është përfshirë në formacionin më të mirë të xhiros së gjashtë në Ligën e Kombeve, të publikuar nga platforma e njohur e statistikave, SofaScore. Paraqitja mbresëlënëse e Grudës kanë bërë që ai të jetë pjesë e 11-shes më të mirë të kësaj jave, duke konfirmuar edhe një herë potencialin dhe cilësitë e tij në arenën ndërkombëtare. Ai realizoi gol dhe dhuroi dy asiste ndaj Holandës.
Burimi:
gijotina.com