Protestuesi pretendon se është dhunuar në Komisariat/ Policia nxjerr procesverbalin

Protestuesi pretendon se është dhunuar në Komisariat/ Policia nxjerr procesverbalin

Policia e Tiranës ka dalë me një reagim lidhur me pretendimet e një protestuesi për ushtrim dhune ndaj tij në Komisariatin nr.1 dhe në zyrën e shefit të Komisariatit. Në njoftimin e policisë së Tiranës thuhet se këto pretendime nuk janë të vërteta. Më tej shtohet se shtetasi në fjalë është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në Komisariatin nr.1 dhe është proceduar penalisht për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë së rendit publik”. Policia sqaron se në momentin e largimit nga komisariati shtetasi E. Gj. ka nënshkruar procesverbalin e veprimeve të kryera nga punonjësi i Policisë...