Elektricisti 54-vjeçar humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, familja: Mezi priste të bëhej gjysh

Elektricisti 54-vjeçar humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, familja: Mezi priste të bëhej gjysh

Në kushte të vështira atmosferike dhe shpeshherë pa masat e nevojshme të sigurisë teknike, elektricistët janë ndër punonjësit që rrezikojnë çdo ditë jetën gjatë ushtrimit të detyrës. Vetëm gjatë këtij viti, në Shqipëri, disa elektricistë kanë humbur jetën në vendin e punës. Një prej tyre është Bashkim Boçi, 54 vjeç, i cili humbi jetën më 22 korrik 2026, rreth orës 03:00 të mëngjesit, në kushte të vështira atmosferike, teksa ishte në shërbim në zonën e Himarës. Vëllai i tij, Rexhep Boçi, rrëfen momentet e fundit të jetës së Bashkimit, i cili ishte dërguar në Himarë nga OSHEE për të kryer detyrën gjatë një nate me reshje të dendura shiu dhe stuhi. “22 korrik 2026, vëllai ishte në shërbim në zonën e Himarës, e kishte dërguar...