Kremlini: Rusia po i përgjigjet sulmeve ukrainase në Detin e Zi

Kremlini: Rusia po i përgjigjet sulmeve ukrainase në Detin e Zi

Kremlini tha të premten se Rusia po i përgjigjet sulmeve të Ukrainës në Detin e Zi, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Tass. Duke folur me gazetarët, zëdhënësi Dmitry Peskov tha se Ukraina “duhet të paguajë një çmim” për kryerjen e sulmeve detare. “Tashmë po paguan dhe do të vazhdojë të paguajë”, tha ai. Peskov tha se Moska po vazhdon “operacionin e saj të posaçëm ushtarak”, një term që Rusia përdor për t’iu referuar luftës në Ukrainë, e cila filloi në vitin 2022, me një objektiv kryesor ndalimin e dërgesave detare të municioneve, pajisjeve ushtarake dhe karburantit për forcat e armatosura ukrainase. "Regjimi i Kievit nuk tregon asnjë prirje drejt marrëveshjeve gjithëpërfshirëse, dhe marrëveshjet e pjesshme nuk mund të na afrojnë më shumë me një zgjidhje...