Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kremlini reagon pasi shtetet e NATO-s rritën në 5% shpenzimet në mbrojtje, Lavrov: Ky vendim do sjellë rënien e organizatës
Vendimi i NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes do të jetë katastrofik për aleancën dhe mund të çojë në rënien e saj përfundimtare, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. NATO “duhet të udhëhiqet nga logjika e shëndoshë”, tha Lavrov në komentet e publikuara nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS. Anëtarët e NATO-s ranë dakord javën e kaluar të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të buxhetit të vendeve të tyre deri në vitin 2035. I pyetur në lidhje me deklaratat e ministrit të jashtëm polak, i cili thuhet se tha se një garë armatimesh midis Rusisë dhe...