Kremlini ndez sërish retorikën për Kosovën: Zakharova akuzon Perëndimin për spastrim etnik
Në një deklaratë të publikuar nga diplomacia ruse, Zakharova ka akuzuar institucionet e Kosovës për atë që ajo e përshkroi si “shtypje mbi baza etnike” ndaj komunitetit serb. Ajo ka pretenduar gjithashtu se kjo situatë po zhvillohet përballë misioneve ndërkombëtare dhe me, sipas saj, “miratim të heshtur” të NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara. Zyrtarja ruse ka përdorur një gjuhë veçanërisht të ashpër për situatën në Kosovë, duke e cilësuar gjendjen e serbëve si “vërtet katastrofike”. Ajo ka përsëritur pretendimet se pjesëtarë të komunitetit serb po detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa ka akuzuar institucionet e drejtësisë në Kosovë për “sajime masive” të procedurave penale dhe për veprime që, sipas saj, synojnë frikësimin. Zakharova ka ngritur akuza edhe për përdorim, siç pretendon...
Burimi:
ntv.al