Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kremlini: Komunikimi telefonik mes Putinit dhe Trumpit ishte “pozitiv” dhe “produktiv”
👁13482
Një bisedë telefonike mbi një orë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump është vlerësuar nga Kremlini si një komunikim pozitiv dhe produktiv. Dy liderët u shprehën të gatshëm të mbajnë kontakte të rregullta, në një periudhë me tensione të larta ndërkombëtare. Lajmin e bëri të ditur Yuri Ushakov, këshilltari diplomatik i Putinit, i cili deklaroi për mediat: “Presidentët konsideruan shkëmbimin e mendimeve si pozitiv dhe mjaft produktiv, duke konfirmuar vullnetin për të ruajtur komunikim të vazhdueshëm.”