Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kremlini: Dërgimi i armëve në Ukrainë është një biznes, Evropa duhet të paguajë
Presidenca ruse po e monitoron nga afër çështjen e furnizimit me armë për Ukrainën. Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili theksoi se furnizimi i Ukrainës me armë është një “biznes” dhe disa vende evropiane do të paguajnë për armët. Një bisedë e re telefonike midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan Donald Trump nuk është planifikuar, por mund të organizohet shpejt, shtoi Peskov. Ndërkohë, një burim i afërt me bisedimet tha për agjencinë Reuters se javën e ardhshme, të mërkurën, mund të mbahet një takim i shteteve që zotërojnë sisteme Patriot dhe i donatorëve për Ukrainën. Qëllimi i takimit është sigurimi...