“Kredia sovrane mashtrim i qeverisë”/ PL, ngre shqetësimin alarmues: Fermerët të përjashtuar nga fondet mbështetëse

“Kredia sovrane mashtrim i qeverisë”/ PL, ngre shqetësimin alarmues: Fermerët të përjashtuar nga fondet mbështetëse

Në një deklaratë për mediet, zëvendëssekretarja e përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu theksoi se fermerët dhe prodhuesit e vegjël, po goditen duke u vendosur detyrime “për certifikime të kushtueshme, për fiskalizim dhe për burokraci të papërballueshme, pa ofruar asnjë ndihmë financiare”. Partia e Lirisë ngriti sot shqetësimin për mungesën e financimeve nga qeveria në sektorin e bujqësisë. Sipas Haxhiut, fermerëve u kërkohet modernizim, të investojnë dhe të dalin në treg, por në të njëjtën kohë qeveria i ka përjashtuar nga çdo fond mbështetës. Haxhiu tha se qeveria duhet të jepte një përgjigje për bllokimin e fondeve të IPARD, teksa shtoi se qeveria “zgjodhi të mashtrojë fermerët me premtime boshe, me skema të ashtuquajtura “kredi sovrane”, të cilat as nuk ekzistojnë në praktikë, as...