Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kredia për shtëpi nuk do merret lehtë, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat
Të marrësh një kredi për të blerë banesë pritet të bëhet më e vështirë. Banka e Shqipërisë ka konstatuar në raportin e fundit mbi Aktivitetin Kreditues se kërkesa nga ana e qytetarëve do të pësojë rënie, ndërkohë që edhe reagimi i sistemit bankar do të jetë me shtrëngim të kushteve. Krejt e kundërta do të ndodhë me bizneset, kushtet e kreditimit të së cilëve do të lehtësohem për të gjitha llojet e kredive. “Përqasja e bankave në kreditimin e bizneseve pritet të mbetet e njëjtë edhe në tremujorin e tretë të vitit, për të gjitha kategoritë e biznesit si edhe në të gjitha kreditë lëvruar sipas qëllimit të përdorimit. Në të kundërt, politikat e kreditimit priten të jenë shtrënguese për individët, kryesisht në segmentin e...