Kredia për hapje biznesi është në rënie të vazhdueshme

Kredia për hapje biznesi është në rënie të vazhdueshme

Kredia për hapjen e bizneseve të reja është në rënie të mëtejshme gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit prill, ky portofol kishte vlerën e 6.08 miliardë lekëve.Që nga fillimi i vitit, kredia për hapje biznesi është tkurrur me 6.7%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia ka arritur në 19%.Kredia për çelje biznesi ndodhet aktualisht në nivelet më të ulëta në të paktën pesë vitet e fundit.Tendenca e këtij produkti është dukshëm e kundërt krahasuar me ecurinë e kredisë për ekonominë dhe e kredisë për biznesin në...
Burimi: Monitor.al