Kreatina “armatos” qelizat kundër kancerit, studimi zbulon efektin te minjtë
Kreatina, e njohur si suplement për sportistët, ka treguar se mund të fuqizojë disa prej qelizave që organizojnë mbrojtjen imunitare kundër tumoreve. Në eksperimente me minj, studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos, UCLA, vërejtën edhe ngadalësim të rritjes së melanomës. Efekti terapeutik te pacientët ende nuk është provuar. Studimi, i publikuar në revistën shkencore “iScience”, përqendrohet te qelizat dendritike. Ato identifikojnë materialin tumoral dhe aktivizojnë limfocitet T, qelizat imunitare që sulmojnë kancerin. Studiuesit zbuluan se kreatina ndihmon këtë proces duke mbështetur rezervat energjetike të qelizave dendritike. Kur u mungonte proteina që transporton kreatinën brenda tyre, këto qeliza aktivizoheshin më pak dhe kishin aftësi më të dobët për të nxitur përgjigjen e limfociteve T. Në eksperimentin me minj me melanomë, injeksionet e përditshme të...
Burimi:
ntv.al