Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Krasniqi pas dështimit të nëntë: Nuk kalon Albulena Haxhiu dhe pikë
👁7466
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur pas dështimit të përpjekjes së nëntë për konsistituimin e Kuvendit. Krasniqi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit “ka vendosur ta vazhdojë talljen”, teksa ka thënë se me propozimin për ndërrim të formës së votimit LVV-ja ka bërë “shkelje të hapur kushtetuese”. Krasniqi ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij kundër votimit të të propozuarës së LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. “Nuk kalon Albulena Haxhiu dhe pikë”, është shprehur Krasniqi. Ai ka thënë se Kurti po e konsideron më të rëndësishme Haxhiun sesa Kuvendin e Kosovës.