Krasniqi: Ekipi ynë fitoi katër medalje, prej tyre një të artë dhe tri të bronzta

Krasniqi: Ekipi ynë fitoi katër medalje, prej tyre një të artë dhe tri të bronzta

15 September, 2026 - 14:00 Presidenti Ismet Krasniqi ka mirëpritur ekipin e muaythait të Kosovës, pas suksesit të arritur në Kampionatin Botëror të muaythait, të organizuar në Deçan. Ekipi ynë fitoi katër medalje, prej tyre një të artë dhe tri të bronzta. Sayed Mosaëi, u shpall kampion bote, ndërsa medaljen e bronztë e fituan Domenik Nrecaj, Arjan Hajdari dhe Elton Shyti. Presidenti përgëzoi ekipin e muaythait me kryetar Shpejtim Ahmetaj për suksesin e arritur, duke theksuar se kjo arritje ka vlerë të veçantë pasi Kampionati u organizua për herë të parë në vendin tonë.