Krasniqi dënon thirrjet antishqiptare në Maqedoni: “Heshtja është miratim”

Krasniqi dënon thirrjet antishqiptare në Maqedoni: “Heshtja është miratim”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dënuar me ashpërsi thirrjet “vdekje për shqiptarët” dhe “dhoma gazi për shqiptarët”, të bëra në një palestër sportive në Maqedoninë e Veriut, në prani të Kryeministrit Mickoski dhe delegacionit qeveritar.Krasniqi i konsideron këto thirrje si të rënda dhe të papranueshme, duke theksuar se ato dëmtojnë bashkëjetesën brenda këtij shteti dhe më gjerë. Ai nënvizon se shqiptarët janë komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut dhe partnerë kyç në rrugën euroatlantike.“Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve është jo vetëm e rrezikshme, por edhe thellësisht kundër vlerave demokratike dhe evropiane që duhet të bashkojnë popujt,”...