KQZ “vulos” Fierin, Durrësin dhe Elbasanin, shpërndan sot mandatet për subjektet politike

KQZ “vulos” Fierin, Durrësin dhe Elbasanin, shpërndan sot mandatet për subjektet politike

Foto ilustruese TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të shpërndajë sot përfundimisht mandatet e qarqeve Fier, Durrës dhe Elbasan, pas më shumë se dy muaj nga zgjedhjet e 11 majit. Ky hap vjen pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi ankimimin e Partisë Demokratike, e cila pretendonte manipulim të votave. PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe përsëritjen tyre në këto qarqe, me pretendimin për parregullsi dhe manipulime gjatë votimit dhe numërimit. Megjithatë, Kolegji Zgjedhor i ka konsideruar të pabaza këto pretendime.  Kujtojmë se PD pësoi humbje të thellë në Elbasan ku mori vetëm 4 mandate, ndërsa PS me 10 mandate....