Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
KQZ thirrje partive: Procesi i numërimit duhet të përfundojë brenda orës 24:00!
👁12444
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë partive politike që kanë anëtarë në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) dhe në Grupet e Numërimit të Votave (GNV), duke kërkuar përshpejtimin e procesit të numërimit në zonat ku ende nuk ka përfunduar. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje partive politike që kanë anëtarë në KZAZ dhe në GNV të marrin përgjegjësinë që u takon për të nxitur numëruesit dhe komisionerët në KZAZ-të ku ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave, që ky proces të përfundojë brenda afatit ligjor, konkretisht deri në orën 24:00 të...