KQZ njofton emigrantët në Greqi: Nëse postieri nuk ju gjen në banesë, merreni në pikat e postës

KQZ njofton emigrantët në Greqi: Nëse postieri nuk ju gjen në banesë, merreni në pikat e postës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një njoftim për emigrantët votues në Greqi. Në njoftimin e KQZ-së thuhet se kompania postare DHL, u ka dërguar një njoftim në email ose numrin e telefonit, me të dhënat e dorëzimit të zarfit të votimit. Gjithashtu në njoftom shtohet se postieri do u dërgojë zarfin në adresën e deklaruar nga zgjedhësit dhe në rast se nuk ndodheni në banesë, zarfi dërgohet në një prej pikave më të afërta.Greqia u pranua nga vetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi si zona më problematike për ndarjen e zarfeve. Në total 68,380 zarfe janë dërguar në Greqi, por kanë ardhur pas vetëm 2400 vota. KQZ rendit edhe pikat postare që në disa zona do të qëndrojnë hapur me orar të zgjatur pune me qëllim zgjedhësit...