KQZ nis procedurë administrative për ministrin e Brendshëm

KQZ nis procedurë administrative për ministrin e Brendshëm

Komisioni Qëndror i  Zgjedhjeve ka nisur procedurën administrative ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Ai akuzohet se ka përdorur makinën shtetërore në fushatën e PS, nga e cila ka shpërndarë fletëpalosje elektorale për PS. Dyshohet se ministri i Brendshëm e ka kryer këtë akt më 14 Prill në rrugën “Haxhi Hafiz Sabri Koçi”, Njësia Administrative nr.1, në Tiranë. Po ashtu, KQZ ka nisur procedurë administrative edhe ndaj kandidates socialiste në Fier Zegjine Çaushi. Çaushi akuzohet se ka zhvilluar një aktivitet elektoral në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Rramen Dashi”, në fshatin Arapaj.
Burimi: Opinion.al