Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
KQZ bën bilancin për 11 majin, në Shqipëri votuan 1.4 milion zgjedhës, nga jashtë erdhën 196 mijë vota
👁10425
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një bilanc paraprak nga të dhënat e transmetuara nga operatorët në KQZ, për votimin brenda dhe jashtë vendit. Sipas KQZ, brenda vendit kanë votuar 1.462.138 shqiptarë nga 3.467.962 që është numri total i zgjedhësve në listë. Nga ky votim brenda vendit KQZ konstaton se kanë rezultuar të vlefshme 1.406.514 vota, ndërsa të pavlefshme 55.514. Po ashtu, brenda vendit janë shpallur të parregullta nga KZAZ 12 kuti, të panumëruara. Ndërkohë, sa i përket votimit nga diaspora, raportohet se kanë votuar 194.889, bazuar në zarfet e mbartura nga shërbimi postar. Nga zarfet e ardhura nga shqiptarë...