Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Skënder Kovaçi, lexoi para mediave vendimin për shpalljen e bojkotit në të gjitha universitetet e vendit. Sipas tij, bojkoti nis nga sot deri në një njoftim të dytë, shkruan A2. “Kryesia, në mbledhjen e 20 tetorit, në sheshin e protestës vendosi njëzëri bojkotin në të gjithë universitetet e Shqipërisë. Bojkoti nis sot dhe vijon deri në një njoftim të dytë. Studentët protestojnë për arsim, shëndetësi, llogaridhënie. Përgjigja e marrë ka qenë heshtja dhe dhuna ekstreme. Nuk mund të vijojmë mësimin kur studentët tanë dhunohen”, tha Kovaçi. “Të ndalohet dhuna ndaj studentëve dhe protestuesve. Hetim për përdorimin e forcës policore dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që ushtruan dhe udhëhoqën dhunën. Trajtim i ligjshëm dhe dinjitoz i çdo të riu të...
Burimi:
javanews.al