Burimi:
Telesport.al

Kovac: Humbje e merituar ndaj Barcelonës, mbrojtja jonë u tregua e dobët
👁2630
10 Prill 2025 8:31 Alfred Lleshi Trajneri i Borussia Dortmund, Nico Kovac, foli për kanalet zyrtare të Bundesligës pas humbjes 4-0 ndaj Barcelonës: “Mendoj se sonte e kemi merituar të humbisnim. Luajtëm mjaft mirë për 20 minuta, pasi pësuam golin e parë. Në pjesën e dytë ishim sërish pak të paqëndrueshëm dhe na mungoi qetësia, u ndëshkuam vetë. Pësuam një gol nga goditje standarde dhe tre gola në kundërsulm, çka nuk është gjë e mirë. Thjesht u mbrojtëm keq. Mund ta humbasësh topin, kjo ndodh në futboll, por morëm gjithashtu edhe vendime të gabuara”.