Kosovë/ Takimi me presidenten Osmani nuk arrin të zhbllokojë ngërçin politik

Kosovë/ Takimi me presidenten Osmani nuk arrin të zhbllokojë ngërçin politik

Takimi i liderëve të katër partive kryesore me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të gjetur një rrugëdalje nga ngërçi parlamentar që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit për më shumë se një muaj, përfundoi pa ndonjë marrëveshje konkrete. Çdo palë mbeti e ngulitur në pozicionet e veta, duke thelluar edhe më tej ndasitë politike.Të pranishëm në takim ishin kryeministri dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti; kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi; kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku; si dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.Pas takimit, z. Krasniqi u shpreh skeptik për...
Burimi: Diasporashqiptare.al