Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Kosovë/ Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për sulmin në Banjskë
👁6440
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës u zhvillua seanca e parë gjyqësore për rastin e sulmit të armatosur në Banjskë, ku prokuroria kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit: Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviç dhe Dushan Maksimoviç. Të akuzuarit, të cilët u arrestuan menjëherë pas ngjarjes së rëndë të 24 shtatorit 2023, u deklaruan të pafajshëm për akuzat për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale.Prokurori i çështjes, Naim Abazi, prezantoi video dhe fotografi nga vendi i ngjarjes, të cilat sipas tij, vërtetojnë organizimin e mirëfilltë të grupit dhe qëllimin e tyre për të ndërmarrë veprime terroriste....