Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kosovë/ E quajti UÇK-në organizatë terroriste, Gjykata pranon marrëveshjen për pranimin e fajësisë nga zyrtari serb
Gjykata Themelore në Prishtinë ka pranuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur nga zyrtari serb, Igor Popoviç, të cilin Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzoi për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”. Gjatë seancës dëgjimore, Popoviç u pyet nga gjykatësi nëse ende qëndron pas marrëveshjes të arritur me Prokurorinë dhe ai e pohoi një gjë të tillë, duke shtuar se këtë vendim e ka marrë pa iu nënshtruar ndonjë presioni. Prokurorja e rastit, Fikrije Krasniqi-Fejzullahu, tha se marrëveshja është në përputhje me ligjin, duke i propozuar Gjykatës Themelore që Popoviç të dënohet me gjashtë muaj burgim, por ky dënim t’i zëvendësohet me gjobë prej 3 mijë eurosh dhe dy vjet dëbim nga Kosova. Miratimi i kësaj marrëveshjeje është mirëpritur nga Prokuroria, ndërsa vendimi i Gjykatës...