Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV
Edhe të premten ka vazhduar seria e dështimeve të Kuvendit të Kosovës. Për të 45-tën herë nuk është konstatuar parlamenti pasi kryesuesi i seancës, Avni Dehari procedoi me skenarin e njëjtë të propozimit të formimit të komisionit për votimin e fshehtë. Njëkohësisht, ai u kërkoi partive të propozojnë anëtarët për këtë komision, kjo mundësi u shfrytëzua nga deputetët e opozitës për të paraqitur pakënaqësitë. Megjithatë, fjala e tyre ndërpritej nga kryesuesi i seancës. “Sot është hera e 45-të që e shkelë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kjo është e papranueshme”, shprehet Abelard Tahiri – Deputet, PDK. “I nderuari kryesues, unë...