Kosova rrezikon 900 milionë euro nga BE për shkak të krizës institucionale

Kosova rrezikon 900 milionë euro nga BE për shkak të krizës institucionale

Mungesa e institucioneve funksionale në Kosovë po rrezikon të ndalë rrjedhën e një prej mundësive më të mëdha financiare që vendi ka pasur në dekadën e fundit: rreth 900 milionë euro nga Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian.Sipas Komisionit Evropian, këto fonde janë të lidhura ngushtë me ratifikimin e Agjendës së Reformave, një dokument që duhet miratuar nga Kuvendi dhe të përkrahet nga një qeveri funksionale. Por pas zgjedhjeve të fundit, dështimi për të konstituar Kuvendin dhe për të formuar qeverinë ka bllokuar procesin — dhe fondet.“Ekziston një rrezik real,” tha Njomza Arifi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike...
Burimi: Diasporashqiptare.al