Kosova përballet sot me Izraelin në “Fadil Vokrri”, synon fitoren para tifozëve vendas

Kosova përballet sot me Izraelin në “Fadil Vokrri”, synon fitoren para tifozëve vendas

14 November, 2026 - 09:29 Kombëtarja e Kosovës në futboll zbret sot në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të përballet me Izraelin në kuadër të UEFA Nations League. Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00, ndërsa “Dardanët” synojnë të marrin tri pikët para tifozëve të tyre. Përfaqësuesja e Kosovës ka përfunduar përgatitjet për këtë përballje, e cila konsiderohet e rëndësishme për vazhdimësinë e saj në grup. Futbollistët pritet të kërkojnë fitoren, duke llogaritur edhe në mbështetjen e tifozëve në shkallët e stadiumit. Interesimi për këtë takim pritet të jetë i madh, ndërsa janë ndërmarrë edhe masat organizative dhe të sigurisë për mbarëvajtjen e ndeshjes./KultPlus.com