Kosova “në vend numëro”, shtyhet për herë të 51-të konstituimi i Kuvendit

Kosova “në vend numëro”, shtyhet për herë të 51-të konstituimi i Kuvendit

Edhe tentativa e 51-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk ka sjellë rezultat, ndërsa dje  nuk është zhvilluar as hedhja në votim. Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, e ndërpreu atë, duke thënë se nuk ka kushte për zhvillimin e saj. Kjo ndodhi pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ia largoi mikrofonin. Paraprakisht, Dehari nuk e lejoi atë të debatonte për çështje të tjera jashtë rendit të ditës. Në seancën e djeshme pritej përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit. Dehari e caktoi mbledhjen e radhës për datën 25 korrik, ndërkohë që...