Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Kosova në labirintin e bllokadave
👁9221
Janë kthyer në rutinë krizat institucionale - ato shpërfaqen pas çdo palë zgjedhjesh. Një vend që ka kaluar mbi një dekadë e gjysmë të shtetësisë, vijon të ngecë në hapin e parë të konstituimit të institucioneve - këtë herë shkaku i verifikimit të mandateve të deputetëve. Dy seanca radhazi kanë dështuar për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve – një hap procedural që do të duhej të ishte formalitet, por që është shndërruar në arenë përballjeje politike mes dy taborëve në Kuvend. Kosova ka hyrë sërish në qorrsokakun institucional që përsëritet pas pothuajse çdo cikli...