No Image Available

Kosova ‘ne gojen’ e Moskes/ Medvedev kercenon Perendimin: Do perballeni me pasoja

Kosova është rikthyer në qendër të deklaratave të zëvendëskryetarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev. Në deklaratat e tij për marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit, Medvedev e përmendi njohjen e pavarësisë së Kosovës si shembull të asaj që ai i quan “standarde të dyfishta” të shteteve perëndimore. Sipas Medvedevit, Perëndimi ka njohur Kosovën, ndërsa nuk ka njohur Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut, dy rajone të Gjeorgjisë që Rusia i njohu si shtete të pavarura në vitin 2008. Por ky krahasim lë jashtë dallime të rëndësishme historike dhe juridike. Një nga faktet kryesore që nuk përmendet në këtë narrativë është opinioni këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i publikuar në vitin 2010. Gjykata arriti në përfundimin se deklarata e pavarësisë së Kosovës, e 17...