Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kosova ndihmon në kthimet e sigurta të emigrantëve, reagon DASH: Shembull i bashkëpunimit rajonal
👁10207
Departamenti i Shtetit Amerikan ka vlerësuar lart bashkëpunimin me Kosovën në kuadër të një prej prioriteteve kyçe të administratës Trump, që lidhet me menaxhimin e emigracionit dhe kthimin e shtetasve të vendeve të treta. Në një deklaratë për CBS News, Departamenti i Shtetit u shpreh se “Ne mirëpresim bashkëpunimin për këtë prioritet kyç të Administratës Trump.” Më tej në deklaratë, theksohet mirënjohja ndaj Kosovës për rolin e saj në këtë proces. “Jemi mirënjohës partnerit tonë, Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara dhe për lehtësimin e kthimit të sigurt të këtyre personave...