Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kosova ndaloi simbolet serbe për Vidovdan, Vuçiç të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se “do të vijë dita kur serbët do të jenë në gjendje të veshin fanella serbe dhe të bartin flamuj serbë kudo dhe krejt të lirë”, teksa ka komentuar paralajmërimet e autoriteteve të Kosovës për shënimin e Vidovdanit në Gazimestan. Reagimi erdhi pak pasi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se tubimi i të shtunës për Vidovdan do të jetë masiv dhe se mund të shfrytëzohet nga pushteti në Serbi për të nxitur incidente në Gazimestan. Ai ka thënë se për këtë paralajmërim bazohet në vlerësimet e institucioneve të sigurisë...