Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Kosova me mbi 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara
Kosova numëron gjithsej 581,095 banesa, prej të cilave 356,959 janë të banuara, ndërsa 207,165 banesa, ose 35.7%, janë të pabanuara.Këto të fundit përfshijnë banesat e destinuara për shitje, dhënie me qira apo përdorime të tjera.Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin me të dhëna të detajuara për banesat dhe ndërtesat sipas komunave, në kuadër të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024.Ky publikim ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi strukturën e banesave në nivel kombëtar dhe komunal, duke përfshirë tregues të rëndësishëm që ndihmojnë në analizimin e zhvillimeve në sektorin e banimit dhe planifikimin urban.Sipas të dhënave të publikuara,...