Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Kosova lihet jashtë axhendës së Këshillit të Evropës, pavarësisht mbështetjes
👁5860
Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka lënë jashtë rendit të ditës kërkesën e Kosovës për anëtarësim, duke shkaktuar reagime të forta nga zyrtarët në Prishtinë dhe duke hedhur dyshime mbi qëndrueshmërinë e kritereve institucionale të organizatës.Mbledhja, që do të mbahet të martën dhe të mërkurën në Luksemburg, nuk përfshin aplikimin e Kosovës, pavarësisht një rekomandimi të fuqishëm nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në prill të këtij viti. Dora Bakoyannis, raportuesja për Kosovën, kishte deklaruar se vendi kishte përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim — një vlerësim që u mbështet me më shumë se 80% të votave...