Kosova kërkon fitoren ndaj Izraelit, “Dardanët” zbresin sonte në fushë

Kosova kërkon fitoren ndaj Izraelit, “Dardanët” zbresin sonte në fushë

Kombëtarja e Kosovës rikthehet sonte në aksion në kuadër të Ligës B të Ligës së Kombeve, ku në ndeshjen e tretë do të përballet me Izraelin. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Nagyerdei” në Debrecen të Hungarisë, me fillim nga ora 20:45. “Dardanët” synojnë të marrin pikët e plota pas humbjes 3:1 ndaj Austrisë në ndeshjen e fundit. Në debutim, Kosova kishte triumfuar 1:0 ndaj Irlandës. Para kësaj sfide, trajneri Franco Foda ka folur me respekt për kundërshtarin, duke theksuar cilësitë individuale të futbollistëve izraelitë. “Natyrisht që Izraeli është skuadër shumë e fortë, pavarësisht rezultateve që i ka treguar në dy ndeshjet e fundit. Kanë futbollistë shumë të mirë, në aspektin teknik janë shumë të shpejtë, siç janë Manor Solomon dhe Oscar Gloukh. Prandaj presim...