Kosova e nis me fitore ndaj Irlandës, barazim spektakolar mes Holandës dhe Gjermanisë
Kosova e ka nisur me një fitore të rëndësishme aventurën në UEFA Nations League. “Dardanët” triumfuan 1-0 ndaj Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një sfidë që u vendos vetëm në minutat e fundit.Heroi i mbrëmjes ishte Vedat Muriqi. Sulmuesi i Kosovës shfrytëzoi më së miri një top të kthyer pas goditjes së Ermal Krasniqit, e cila përfundoi në traversë, duke dërguar topin në rrjetë në minutën e 82-të.Goli i Muriqit i dha Kosovës tri pikët në startin e saj në Ligën B, duke ndezur festën në “Fadil Vokrri”. Ndërkohë, supersfida e Ligës A mes Holandës dhe Gjermanisë në Amsterdam përfundoi në barazim 1-1. Gjermania kaloi e para në avantazh në minutën e 32-të. Felix Nmecha përfitoi nga aksioni i krijuar pas topit të dërguar...
Burimi:
kohajone.com