Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Nuk është më vetëm krizë politike, por edhe ekonomike

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Nuk është më vetëm krizë politike, por edhe ekonomike

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për seancën konstituive, kjo për shkak që ata dështuan të kryejnë këtë obligim brenda afatit 30-ditor. Masa do të zgjasë deri më tetë gusht e deri në atë kohë, të zgjedhurit për legjislaturën e nëntë nuk do të mund të mblidhen në parlament. Njohësit presin që më tetë gusht, Gjykata Kushtetuese që e ka caktuar masën, të qartësojë edhe se si do të veprohet tutje. Eugen Cakolli – Instituti i Kosovës për Demokraci: “Unë besoj që nëse...