Kosova dhe Franca synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në sport dhe rini

Kosova dhe Franca synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në sport dhe rini

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, i shoqëruar nga atasheu për bashkëpunim, Frédéric Deshayes. Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Francës, me fokus të veçantë në mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e sportit dhe rinisë. Ministri Gashani shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Sportit dhe Rinisë për të avancuar bashkëpunimin me Francën përmes nismave që krijojnë më shumë mundësi për të rinjtë dhe sportistët e Kosovës. Në përfundim të takimit, Gashani i uroi mirëseardhje ambasadorit Huchet dhe suksese në mandatin e tij në Kosovë./KultPlus.com