Kosova dhe Austria diskutojnë themelimin e Forumit Kulturor Austriak në Prishtinë
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve. Gjatë takimit është biseduar për zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve kulturore në fushën e kulturës dhe arteve.Një nga propozimet e trajtuara ishte edhe themelimi i Forumit Kulturor Austriak në Prishtinë, i cili do të shërbente si hapësirë për promovimin e kulturës austriake dhe forcimin e lidhjeve kulturore ndërmjet Kosovës dhe Austrisë./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com