Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e Qeverisë serbe
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, si dhe pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale”, u tha në njoftimin e Gjykatës Themelore. Avokati i tij, Ljubomir Pantoviq, tha se mbrojtja do...